Të rinjtë besojnë më pak në teoritë konspirative për koronavirusin se qytetarët e tjerë malazez

Të rinjtë e moshës 18-29 vjeçar janë më pak të frikësuar nga koronavirusi, angazhohen më shumë në vërtetimin e informatave dhe besojnë më pakë në teoritë konspirative për koronavirusin

UNICEF Mali i Zi
Mladi
UNICEF Mali i Zi / Dushko Miljaniq /2020
13 Tetor 2021

PODGORICË, 3 TETOR 2021 – qytetarët e rinj malazez të moshës 18-29 vjeçar besojnë më pak në teoritë konspirative për koronavirusin krahasuar me popullsinë e përgjithshme: vetëm një në pesë të rinj (19%) beson në teoritë konspirative për koronavirusin, kurse për të rriturit kjo qëndron për një të tretën e tyre (34%). Këto janë të gjeturat e sondazhit të realizuar më herët gjatë këtij viti nga agjencia hulumtuese Ipsos, me një mostër përfaqësuese në nivel kombëtar, me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Podgoricë dhe UNICEF.

Një dallim i konsiderueshëm mund të vërehet në lidhje me teorinë e konspiracionit që thotë se teknologjia 5G shkakton apo përhap koronavirusin, por që ky fakt është duke u fshehur në mënyrë që kompanitë që merren me teknologjinë 5G të vazhdojnë të kenë fitime të mëdha. Megjithëse 31 përqind e të rriturve në Mal të Zi e besojnë këtë teori konspirative, shumë më pak të rinj – 17 përqind – e ndajnë këtë besim. Ky dallim mund të jetë rezultat i përvojës më të madhe të të rinjve me teknologjitë digjitale, meqenëse hulumtimi tregon se 99 përqind e të rinjve të moshës 18-29 vjeçar janë online, krahasuar me 85 përqind të qytetarëve malazez. Po ashtu, 94 përqind e të rinjve kanë llogari në rrjete sociale, krahasuar me 79 përqind të qytetarëve të rritur malazez. Përderisa 84% e të rinjve thonë se flasin gjuhën angleze mjaftueshëm sa të mund të kuptojnë informatat në internet në atë gjuhë, vetëm 54% e qytetarëve malazez pohojnë të njëjtën gjë. 

Po ashtu një dallim i konsiderueshëm mund të vërehet në lidhje me besimin e teorisë konspirative që elita globale ka krijuar COVID-19 në mënyrë që të modifikojnë gjenetikisht njerëzit duke përdorur vaksinën kundër virusit. Përderisa 35 përqind e qytetarëve malazez besojnë këtë komplot, kjo qëndron vetëm për 20 përqind të të rinjve të moshës 18-29 vjeçar.

Njëzetetre përqind e qytetarëve malazez besojnë që COVID-19 nuk ekziston, por është komplot i elitës globale që të privojnë njerëzit nga liria e tyre. Megjithatë, kjo përqindje është konsiderueshëm më e vogël tek të rinjtë e moshës 18-29 vjeçar, ku kjo përqindje qëndron në 14 përqind.

Dallim në shifra mes të rinjve dhe personave të moshës madhore është i ngjashëm edhe për teorinë konspirative se Bill Gates dëshiron të shfrytëzoj fushatën e vaksinimit masiv kundër COVID-19 për të vendosur mikro-çipe tek njerëzit, të cilët më pas do përdoreshin për të përcjell njerëzit përmes një identifikuesi digjital. Gjersa 21 përqind e qytetarëve malazez e besojnë këtë teori konspirative, tek të rinjtë kjo vlen vetëm për 11 përqind të tyre.

Shumë studime të realizuara në mbarë botën tregojnë se frika e rrit prirjen e njerëzve për të besuar teoritë konspirative. Hulumtimi mbi këtë temë në Mal të Zi tregon se të rinjtë besojnë teoritë konspirative për koronavirusin më pak se të tjerët dhe në të njëjtën kohë ata kanë më pak frikë nga COVID-19. Përderisa 44 përqind e qytetarëve malazezë e shohin koronavirusin si kërcënim serioz për veten e tyre personalisht, e njëjta gjë raportohet nga 25 përqind e të rinjve të moshës 18-29 vjeç.

Hulumtimet në të gjithë botën kanë gjetur se posedimi i njohurive më të mëdha mbi mediat e zvogëlon besimin në teoritë konspirative. Kjo përqindje më e ulët e të rinjve që besojnë teoritë konspirative mund të lidhet me faktin se një përqindje e madhe e të rinjve raportojnë se  mundohen të verifikojnë informacionin duke përdorur burime të tjera në dispozicion. Me fjalë të tjera, të rinjtë thonë se ata angazhohen më shumë në analizimin e informacionit duke synuar të verifikojnë nëse informacion është i vërtetë apo jo, që është një nga kompetencat kryesore sa i përket njohurive mbi mediat. Specifikisht, 55% e të rinjve të moshës 18-29 vjeç pretendojnë se e bëjnë këtë, krahasuar me 45% të qytetarëve të rritur të Malit të Zi.

Fakti që përqindja e të rinjve që nuk janë të sigurt nëse duhet t`i besojnë teorive konspirative në lidhje me koronavirusin është i lartë tregon se është shumë me rëndësi të bisedohet me ta për këtë çështje. Përderisa 33 përqind apo një e treta e qytetarëve të Malit të Zi nuk janë të sigurt nëse duhet t`i besojnë teoritë e konspiracionit për COVID-19, pjesa e të rinjve të cilët as besojnë dhe as nuk besojnë teoritë konspirative për koronavirusin qëndron në 45 përqind.

Mostra përfaqësuese kombëtare për këtë sondazh përfshiu 821 të anketuar të moshës 18 vjeç e më të vjetër në të gjithë vendin. Mbledhja e të dhënave u bë në periudhën nga 24 deri më 26 mars të këtij viti përmes një pyetësori telefonik, kohëzgjatja mesatare e të cilit ishte 20 minuta. Gjetjet kryesore të këtij hulumtimi janë në dispozicion në  uebfaqen e UNICEF Malit të ZI.