Një teori tjetër (konspirative) për Kate Middleton po qarkullon në rrjetet sociale. Në një video në TikTok thuhet se është zbuluar vendndodhja e saktë të Princeshës së Uellsit, e cila është bërë pjesë e një sërë aludimesh. Sipas një gazetareje spanjolle të quajtur Camila Segovia, ajo është shtruar në një klinikë psikiatrike, në një gjendje aq të rënduar sa nuk mund të flasë dhe as të mbajë mend emrin e saj.

Nga njëra anë, kjo teori do të shpjegonte faktin se Middleton nuk është shfaqur asnjë here publikisht që nga Krishtlindjet.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërkohë në janar u njoftua publikisht për operacionin e saj “misterioz”, por mbetën të paqarta ditët e shtrimit në spital dhe rikuperimit, të cilat do t’i jepnin fund thashethemeve.

Nga ana tjetër, ky lajm i supozuar nuk ka asnjë vlerë, pasi vihet në pikëpyetje edhe ekzistenca e të ashtuquajturit gazetar spanjoll./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *